Uji Dea

Abrashi ‘fluturon’ me Freiburgun

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lider në mesfushë, ndalë çdo aksion të kundërshtarëve dhe organizon mirë të skuadrës së tij që po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.

Fjala është për ‘pit bullin’ e Kombëtares së Shqipërisë dhe Freiburgut, Amir Abrashi i cili çdo ditë e më shumë po i afrohet realizimit të ëndrrës së tij për të luajtur në elitën e futbollit gjerman.

Titullar si gjithnjë edhe në takim me FSV Frankfurtin në udhëtim, Abrashi e nisi nga minuta e parë në fitoren 3-1 të Freiburgut.

Uji Dea

Fitorja në udhëtim ndaj FSV Frankfurtit ka qenë e pesta radhazi për Freiburgun në Bundesliga 2 dhe tani e mban në pozitën e dytë me 53 pikë të tubuara, tri më pak se RB Leipzigi në pozitën e parë.

Në 25 ndeshje këtë edicion në Bundesliga 2, Abrashi ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në katër tjerë të Freiburgut që ka sulmin më të mirë në ligë. /Telegrafi/