Abrashi fantastik, shënon dhe Freiburgu është lider në Bundesliga 2
Amir Abrashi ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në futbollin gjerman. Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Freiburg 2-0 ndaj FSV Frankfurt.
24-vjeçari e nisi titullar këtë sfidë, ndërsa arriti të shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 49-të, për ta konfirmuar fitoren e vendasve.
Ky ishte goli i dytë i Amirit në Bundesliga 2, ndërsa ai ka bërë edhe tre asistime në këtë ligë.
Me këtë gol Abrashi tregoi edhe njëherë se është lojtari kryesor në mesfushën e Freiburgut.
Pas kësaj fitore, Freiburg ka marrë pozitën e parë në tabelë me 20 pikë të tubuara, ndërsa për FSV Frankfurtin u paraqitën edhe dyshja kosovare Fanol Perdedaj dhe Besar Halimi. /Telegrafi/


