Fundamenti

Abrashi: E rëndësishme është që Kombëtarja të jetë e bashkuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Amir Abrashi është njëri nga futbollistët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë në vitet e fundit.

Mesfushori gjakovar ka folur fillimisht për skuadrën e tij Freiburg ku ka luajtur disa ndeshje pas rikthimit nga lëndimi.

“Kam nisur të luaj me Freiburg, në fund të sezonit kam ndier pak lodhje, por kam pasur pak ditë për pushim. Të shohim tani çfarë forme kam. Po të mos isha gati, nuk do isha këtu. Do jap gjithçka për ekipin, gjithçka është në dorën e trajnerit”.

Tutje numri 22 i Kombëtares së Shqipërisë ka folur edhe për ecurit e kuqezinjve në muajt e fundit.

Mobi Casa

“Kemi bërë shumë gabime, kemi marrë rezultate të mira e të këqija, tani kemi një trajner të ri dhe duam ta nisim mbarë me të”, tha Abrashi që nuk deshi të bëjë krahasime mes Panuccit dhe Rejas.

“Nuk i krahasoj trajnerët, secili ka filozofinë e vet dhe rezultatet flasin vetë për ta”.

Krejt në fund mesfushori i kuqezinjve tha se Kombëtarja duhet të jetë e bashkuar.

“Shumë rëndësi ka që ekipi të qëndrojë sa më i bashkuar. Edhe kush nuk luan duhet të jetë gati për ekipin, pa qenë nervoz askush nëse nuk luan. Duhet dhënë zemra në fushë e në stërvitje, duke vrapuar pa fund”, tha Abrashi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.