Abrashi dhe O’Connell biseduan për projekte të punësimit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti sot në takim Shkëlqësinë e tij Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Gjatë takimit Ministri e njoftoi Ambasadorin për projeketet aktuale me të cilat po punon Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), kryesisht rreth punësimit dhe aftësimit profesional.
U diskutua për projekte të përbashkëta në këto dy fusha mes MPMS-së dhe Ambasadës Britanike, veçanërisht në atë të aftësimit profesional.


