United Hospital

Abrashi – De Biasit: Jam i gatshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Abrashi ka thënë se është gati për dy sfidat e radhës të Shqipërisë. Mesfushori i Shqipërisë, Amir Abrashi, ia ka bërë me dije trajnerit të Kombëtares, Gianni de Biasi, se është gati për dy sfidat e radhës, miqësoren kundër Luksemburgut dhe ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Izraelit.

Një ndër lojtarët më të besuar në “Euro 2016”, Abrashi, ka munguar ndaj Spanjës, Izraelit e Italisë, një seri humbjesh që ja dedikon në një farë mënyre edhe mungesës së preferencave të fatit.

“Jemi një grup i mirë, por nuk kemi pasur as fatin me vete siç ndodhi ndaj Izraelit. Ndaj një skuadre si Spanja është gjithmonë e vështirë, ndërsa ndaj Italisë treguam se kishim potencial duke humbur dy shanse të mira që në minutat e para që mund të ndryshonin fatin e ndeshjes”, tha Abrashi.

FIDANISHTJA

“Duhet të paraqitemi mirë me Luksemburgun të fitojmë të shënojmë gola në mënyrë që çdo lojtar të fitojë besim, në mënyrë që të shkojmë në Izrael për të dhënë maksimumin dhe pse jo për të fituar edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ne gjithmonë si skuadër kemi pasur një mbrojtje të fortë, objektivi ynë është të mos pësojmë gol dhe të krijojmë disa raste për ti fituar ndeshjet”, shtoi mesfushori i Kombëtares.

“Unë fizikisht jam shumë mirë, jam plotësisht i gatshëm për dy sfidat e radhës me kombëtaren”, përfundoi mesfushori i Freiburg, i cili gjithashtu tha se nuk ka pasur asnjëherë probleme me De Biasin. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.