Hidromorava

Abrashi: Asociacionin nuk e solli VV-ja, e gjetëm si barrë nga partitë e ish-pushtetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, teksa ka folur për draftin Asociacionit, për të cilin ka deklaruar se ende nuk e ka parë, ka theksuar se pozicioni i Qeverisë është i qartë dhe nuk ka dyshime lidhur me këtë çështje.

Abrashi ka deklaruar se edhe pse është ende në fazën e pritjes për versionin zyrtar të draftit të Asociacionit, LVV-ja nuk ka qenë përgjegjëse për sjelljen e saj në tavolinë bisedimesh me Serbinë.

Ai ka theksuar se kjo është pasojë e kompromiseve të bëra nga partitë tjera, duke përmendur PDK-në dhe LDK-në.“Kur të del versioni zyrtar ne do ta shohim se çka është përmbajtja e tij, edhe po të doli ne do të shohim se deri kur do të shkojë implementimi saj, Mirëpo Asociacionin nuk e solli LVV-ja, atë e gjeti në këtë mes, e në këtë mes dihet kush e ka sjellë, PDK-ja e LDK-ja edhe disa të tjerë”, ka deklaruar ai në FIVE.

Sipas tij, Asociacioni është krijuar si rezultat i kompromiseve të gabuara nga partitë e ish-pushtetit.Ai duke e quajtur si hipokrizi përpjekjet e tyre “sesi e shtynë vetë përpara këtë proces dhe sot dalin e na mbajnë neve ligjëratë dhe moral politik sesi nuk bën të bëhet Asociacioni e gjëra të tilla, kjo është një paturpësi”.

ARKATANA

Abrashi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet për ta larguar dhe sipas tij këtë po e bën.

“Kurti është duke dhënë maksimumin e tij, qoftë përmes veprimeve institucionale që është duke i ndërmarrë në veri të vendit, qoftë përmes tavolinës së bisedimeve që të krijojë situatë që sa ma shumë do të zbusin dëmet e kompromiseve që janë bërë nga qeveritarët e kaluar”, ka thënë ai.

“Nuk do të jetë lehtë kjo punë, por e kemi theksuar dhe e kemi paralajmëruar se do të vijë koha kur Kosovës do t’i rrezikohet implementimi i marrëveshjeve të dëmshme jo vetëm Asociacioni por mund të ketë edhe diçka tjetër. Por mos të harrojmë se duhet me i adresu përgjegjësit”, ka deklaruar tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.