FIDANISHTJA

Abrashi: 7500 kosovarë morën leje pune në Gjermani ​

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka bërë të ditur se bashkëpunimi Kosovë – Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë, tani po jep rezultatet konkrete, ku 4 nga 5 aplikantë nga Kosova, po marrin leje pune në Gjermani.

Sipas të dhënave zyrtare thotë Abrashi, vetëm deri më Gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530. Ky zhvillim sipas tij, i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal.

FIDANISHTJA

“Javën e ardhshme një delegacion Qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj. Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhiet e shkëlqyera mes dy vendeve”, ka shkruar Abrashi në faqen e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se megjithatë, synimi kryesor është hapja e vendeve të punës në Kosovë, por sipas tij ky punësim i përkohshëm, ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjerman.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.