Fundamenti

Abide Osmani po manipulon me të vërtetën

/ 4 minuta lexim

Nga Ibadete Hyseni – Reagim ndaj spekulimeve dhe shpifjeve të Abide Osmanit në Agjencinë Rajonale të Lajmeve – Rajonipress me date 29.07.2013

Edhe pse nuk është në etikën time njerëzore dhe intelektuale, të merrem me shkrimet e këtij niveli kaq të ulët dhe me shkrime kaq tendencioze, obligohem që të sqarohem para opinionit publik.

Sepse, Abide Osmani në shkrimin e saj të botuar guxon dhe merr të drejtën të thirret në emër të grupit Joformal të Grave, kur një grup i tillë thuaja se është inekzistent, i cili është formuar para dy viteve dhe është i përbërë nga 21 anëtare dhe nuk ka ndonjë status as qeveritar e as joqeveritar dhe as që është takuar ndonjëherë dhe folur për rastin tim.

Por, nuk është çudi për këtë, pasi kjo zonja Abide, manipulon edhe në mënyra tjera në emër të këtij ‘Grupi”. Vitin e kaluar, por edhe në këtë vit, Abide Osmani në emër të “ Grupit Joformal të Grave “ ka përfituar shuma parash nga buxheti komunal, ku i janë ndarë mjete në emër të kryerjes së aktiviteteve ( kinse te Grupit Jo Formal ), të cilat mjete janë derdhur në xhirollogarinë bankare private të saj dhe ky transferim i mjeteve bie ndesh me Ligjin e Financave Publike.

Abide Osmani ju ka prezantuar opinionit si aktiviste e Drejtave të Njeriut, kur s`ka lidhje as me këtë e as me rolin e gruas në shoqëri vetëm se duket se i ka ruajtur zyret e Këshillit për një kohë sa edhe është paguar!

RCCOLA

Abide Osmani, më tej në shkrimin e saj të porositur ( dihet nga kush ), vazhdon me shpifjet e saj duke më akuzuar se paskam qëllim të dëmtoj udhëheqësin komunale. Jo, Abide Osmani! Udhëheqësia komunale e ka dëmtuar vetveten, sepse ka lejuar veten që Udhëheqësi i Njësisë së Personelit, t’i uzurpoj edhe kompetencat e Kryetarit të Komunës, se mos të flasim më për ato të Drejtorëve të Drejtorive, që janë ballafaquar njëri pas tjetrit me këtë person zyrtar. I njëjti person, ka vazhduar me presione, shantazhe dhe kërcënime edhe ndaj punëtorëve komunal që nuk janë shndërruar në vasal dhe argat të politikave të tij personale dhe klanore.

Zonja Abide, ju keni tentuar t`i bëni një shërbim H.Y, duke tentuar ta politizoni presionin, dhunën dhe shantazhet që ka ushtruar ky person ndaj meje, por ai dhe ju keni harruar se unë aty jam Zyrtare për Barazi Gjinore dhe për punën time të kryer me përpikëri jap llogari para Kryetarit të Komunës ( e për këtë kam lavdata dhe nuk kam asnjë vërejtje, por përkundrazi kam lavdata dhe mirënjohje nga nivele edhe më të larta !), prandaj për çfarëdo shkelje që mund të bëjë në punën time mund të ndiqem vetëm sipas ligjit për shërbyesit civil dhe rregulloreve përkatëse që burojnë nga ky ligj, për të cilat ju nuk keni asnjë njohuri elementare, por edhe nëse ka vërejtje ato mund të bëhen vetëm mbi bazën e ligjit dhe assesi mbi bazën e tekeve të H.Y.

Komuna duhet të qeveriset me ligje dhe jo me primitivizmin ekstrem, prandaj për të gjitha këto unë do të ndjek rrugën ligjore dhe atë kundër secilit keqpërdorues të pozitës zyrtare, të cilët duke marrë urdhra nga persona jokompetent më kanë dëmtuar dhe më kanë penguar në vendin e punës, ( persona këta që komunën e kanë shndërruar në vend tmerri, e në fund do të japin llogari për të gjitha…! )

Zonja Abide, sa për informimin tuaj (besoj shumë që qytetarët janë të njoftuar), çdokush që ballafaqohet me sulme, qofshin ato fizike apo psikologjike etj, e dinë adresën se ku duhet të drejtohen për mbrojtje ligjore. Sepse nuk ka mbetur Vitia, në mëshirën e OJQ-së të cilën ju e përfaqësoni.

Më vjen shumë keq, që në këtë shkrim, zonja e merr të drejtën t’i përmend edhe këshilltaret e kuvendit komunal, të cilat janë zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve dhe e kanë të drejtën e fjalës së lirë për trajtimin e çdo çështje që ato mendojnë se duhet diskutuar.