Fundamenti

Abetarja nga Prishtina,çanta nga Beogradi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arbër Ibrahimi -Viti i ri shkollor 2012-2013, në rajonin e Luginës së Preshevës, filloi mbarë, për nxënësit e klasës së parë janë shpërndarë çanta falas nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, pastaj në Shkollën Fillore “Branko Radiqeviç” të Bujanocit dhe “Sami Frashëri” të Lluçani, përfaqësuesit e Trupit Koordinues dhe pushtetit lokal kanë bërë shpërndarjen e çantave dhe mjeteve të nevojshme të punës për nxënësit që për herë të parë fillojnë mësimet në klasën e parë.

Drejtorët e këtyre dy shkollave fillore, në prani të kryetarit të Kuvendit Komunal, Hajredin Hyda dhe shefit të kabinetit të kryetarit të komunës, Arbër Pajaziti, i cili mban edhe postin e kryeshefit të drejtoratit për arsim, përveç çantave të ardhura donacion nga Beogradi, për nxënësit shpërndanë edhe abetaren mbarëkombëtare.

FIDANISHTJA

Ky ishte një veprim paksa sensacional: çantat nga Beogradi, abetarja nga Prishtina.
Sa për informim ky është viti i katërt, që Trupi Koordinues ndihmon me projekte të këtilla, nxënësit dhe prindërit e këtyre komunave.
Në fakt nxënësit kishin nga dy abetare dhe një çantë me pajisje të tjera. Njëra abetare është mbarëkombëtare e tjera e Këshillit “Nacional” Shqiptar, të favorizuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë.
Tri vitet e kaluara, këto ndihma nga Trupi Koordinues, janë ndarë për dy shkollat fillore të qytetit të Bujanocit: “Naim Frashëri” dhe “Branko Radiçeviq”, ndërsa këtë vit këto donacione ndërruan destinacionin për në Tërnoc dhe Lluçan.

Duhet të ndërrohet destinacioni, ngase e kërkon nevoja e nderimin e vendlindjes së kryetarit aktual Nagip Arifi, ashtu siç u shpërndanë edhe ndihma të tjera para disa ditësh, nga Komunalia me kantonierë e pastrime rrugësh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.