UBT

Abelard Tahiri: U kërcënova me jetë vitin e kaluar, më paralajmëroi AKI

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri në Detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se në dhjetor të vitit të kaluar është kërcënuar me jetë.

Tahiri ka thënë se është paralajmëruar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës për një sulm të mundshëm nga persona jo shtetas të Kosovës por të njohur për AKI-në, raporton Dukagjini.

“Ka qenë java e dytë e dhjetorit ku realisht jam kontaktuar nga AKI-ja ku jam paralajmëruar për një sulm të mundshëm nga persona të cilit nuk ishin shtetas të Kosovës të njohur për AKI-në të cilët qëndronin në Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

UBT

Ai ka shtuar se paralajmërimi për kërcënim nuk ishte vetëm për të.

“Ishin informata që i posedonte AKI-ja e jo informata që i posedonte Prokuroria, ishte paralajmërim për mua dhe një person tjetër. Ka qenë paralajmërim serioz për tre muaj rresht, ku kam qenë në përcjellje të policisë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se ky kërcënim nuk kishte të bënte me Gjykatën Speciale e as me rastin e Astrit Deharit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.