UBT

Abelard Tahiri thumbon Kurtin për fusnotën: Nga e thëna në të bërë qëndron një mal i tërë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para gazetarëve pas mbledhje së kryesisë së Kuvendit ka komentuar përfaqësimin e kryeministrit Kurti dje me fusnotë të Kosovës në takimin e Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel, raporton Gazeta Express.

Tahiri tha se Kurti e kishte kundërshtuar fusnotën por tani as nuk e ka ngritur si shqetësim, e kur gjykohet sot për kryeministrin Kurti nga e thënë në të bërë është një mal i tërë.

Mobi Casa

“Ne nuk kemi parë asgjë të re vetëm se z. Kurti në vazhdimësi po vepron në kundërshti me atë që ka premtuar, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar fusnotën, kurse tash nuk e pamë se e ka ngritur si shqetësim në BE që Kosova të përfaqësohet pa fusnotë dhe ka vazhduar siç kanë vazhduar kryeministrat e tjerë. Kur e gjykojmë sot nga e thëna në të bërë për zotin Kurti si duket qëndron një mal i tërë”, tha Tahiri.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar që të ulet dje në një tavolinë në Bruksel ku përpara tij, në një tabelë të bardhë, shkruhej me të zezë emri i Kosovës me fusnotë. Kjo gjë ka nxitur edhe reagime e raportime në media, meqë para 9 vjetësh, vetë Kurti si opozitar e kishte konsideruar fusnotën si tradhti ndaj shtetit të Kosovës që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.