ARKATANA

Abelard Tahiri: Qeveria dështoi ta mbrojë jetën e qytetarëve, Kurti e Vitia të sqarohen qysh sonte

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend që kanë të bëjnë me çështjen e vaksinave për COVID-19 si dhe raportimet e mediave të cilat më pas u përballen me presion nga ministrat e Kurtit dhe drejtësia.

Në këtë konferencë, ka folur Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Tahiri ka thënë se dështimi për vaksinat është i qëllimshëm dhe në lidhje me këtë, Kurti dhe Vitia duhet të japin sqarim qysh sonte.

Ai ka thënë se dështimi për sigurimin e vaksinës nga qeveria Kurti, është edhe dështim për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Dështimi është i qëllimshëm. Atë që kemi parë dje, ai arsyetim është i paqëllimshëm. Kërkojmë nga Kurti e Vitia të dalin para qytetarëve dhe të tregojnë pse ka dështuar procesi i vaksinave. Numri i vdekjeve te ne po rritet çdo ditë. A nuk është kjo e mjaftueshme që prej se është emëruar kjo qeveri, janë 293 vdekje. Dështimi për sigurimin e vaksinës, është dështim për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Ne kërkojmë sqarim nga kryeministri që dje organizonte konferencë për donacionin që erdhi me vaksinat. Sot e ka detyrë të jap sqarim pse dështoi kontrata me Pfizer” ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Tahiri ka folur edhe për sulmet ndaj mediave nga pushteti i Kurtit, duke thënë se mediat janë faktor kyç në angazhimin e tyre në nxjerrjen në pah të abuzimeve të qeverisë dhe ministrave.

Tutje, Tahiri ka bërë thirrje që sa më shpejtë të jetë e mundur të thirret seancë për çështjen e dështimit të sigurimit të vaksinave.

“Tashmë është e qartë se kompanitë e vaksinave nuk bëjnë marrëveshje me sekserë por me shtete. Kërkojmë nga Prokuroria që të mos bie në ndikimin e Kurtit. Sulmi ndaj mediave të lira është e papranueshme. Nxjerrja në pah e abuzimeve të qeverisë dhe ministrave është shumë e rëndësishme dhe këtë e bëjnë vetëm mediat. Angazhimi i mediave në këtë drejtim është tejet i rëndësishëm. Bëjmë thirrje që sa më shpejtë të thirret seanca për këtë çështje në Parlament. Ky kryeministër e ka obligim që të shpjegojë qartë se cilat kanë qenë arsyet e dështimit të këtyre vaksinave. Ju bëj me dije që Ligji për Sinjalizuesit është në fuqi dhe ai i mbron të drejtat e tyre. Heronjë janë ata që nxjerrin abuzimet që mund të ndodhin nga ministrat”, ka thënë Tahiri.

“I bëj thirrje Kurtit që të dalë që sonte dhe të jap sqarim për dështimin e nënshkrimit të kësaj kontrate. Ajo që është thënë dje nga Vitia është e pamjaftueshme. Kërkojmë që sonte të dilni dhe të tregoni pse keni dështuar”, ka thënë në fund ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.