ARKATANA

Abelard Tahiri-Kurtit: U ktheve nga muaji i mjaltit, qytetarët nuk kanë viza e ju qëndroni në hotele luksoze

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka pasur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se i njëjti nuk është kthyer nga vizita e tij në Francë e Greqi, edhe pas rastit në Deçan e reshjeve që shkaktuan dëme, shkruan Gazeta Express.

Tahiri i ka uruar mirëseardhje Kurtit në Kosovë, duke thënë se shpreson se ai “është kthyer nga muaji i mjaltit”.

“Kryeministër mirëse u ktheve në Kosovë, shpresojmë që qëndrimi jot në bregdetin e Greqisë dhe Francës, ta japin një far shtytje me përfundu muajin e mjaltit, e me ju kthy punës. 14 ditë vizitë jashtë vendit nuk kishin të bëjnë asgjë me interesa shtetërore e kombëtare, nuk e di çfarë interesi ka Kosova nga seminaret e së majtës, ku flitet gjithçka e veç për Kosovën jo”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se derisa kosovarët nuk mund të lëvizin pa viza, Kurti po qëndron në hotele luksoze të botës.

United Hospital

“Qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza, e nuk kanë mundësi të qëndrojë në hotele luksoze në të cilat qëndron kryeministri jonë. Në ditën ku e ka marrë lajmin për qytetarët e Decanit, ai do të ishte dashur që të kthehet, pra vendi ku ishte kryeministri jonë ishte nja 6-7 orë larg me veturë”, shtoi ai.

Tahiri tutje, i ka përmendur edhe reshjet dhe dëmet e shkaktuara në disa komuna të Kosovës.

“Gjatë kësaj kohe Kosovën e goditi një situatë e rëndë edhe nga vërshimet, normalisht që për këto nuk po të akuzojmë ty, mirëpo, u rrezikua direkt jeta e qytetarëve e u dëmtuan të mbjellurat e bizneseve, mirëpo, ti e vazhdove guidën tone, për Decan e bëre një postim, për vërshimet hic. Gjatë këtyre ditëve edhe Gjermania u godit nga reshjet, mirëpo, kancelarja gjermane e ndërpreu vizitën në SHBA e u kthy te qytearët, po t’i kryeministër nuk u ktheve, e vazhdove vizitën tënde. Nuk do të dëshiroja që papërgjegjësia të shkojë në këtë nivel”, thotë Tahiri./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.