United Hospital

Abelard Tahiri: Kurti e prishi ditën solemne duke mos përmendur akterët kryesorë të shpalljes së Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti e ka prishë ditën solemne të shënimit të Pavarësisë me fjalimin e tij në seancë, raporton Gazeta Express.

Tahiri tha se Kurti s’i përmendi Thaçin, Krasniqin e Sejdiun të cilët ishin akterët kryesorë në shpalljen e Pavaarësisë së Kosovës.

“Në ditën solemne kur kemi ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës u prish nga fjalimi i kryeministrit Kurti. Është e papranueshme të mos përmenden akterët kryesorë, nuk mund të zhbëhet ajo që ish-kryeministri Hashim Thaçi ka thirrë seancën e jashtëzakonshme për shpalljen e pavarësisë nuk mund të zhbëhet roli i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi e as e ish-presidentit Fatmir Sejdiu. Dua të shpreh keqardhje për sjelljen e kryeministrit Kurti në seancën solemne, Albin Kurti do të duhej të kishte rol unifikues presidentja e vendit poashtu”, tha Tahiri para gazetarëve.

UBT

Ai tha tutje se në seancë s’ishin as veteranët e luftës e as familjet e dëshmorëve.

”Ta prishësh ditën solemne të pavarësisë së Kosovës është e papranueshme që sot s’i kishim familjet e dëshmorëve e as veteranët e luftës”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.