GRANDEMALL

Abdyli: Qytetarët nuk meritojnë të ndëshkohen përmes shantazhit e kanosjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Paralajmërimi i Drejtorisë së Buxhetit në Gjilanit, për nxjerrjen e borxheve të tatimit të pronës përmes përmbaruesit, është diçka mes kanosjes dhe shantazhit. Është gjithashtu mospërfillëse për gjendjen ekonomike dhe për qytetarët, si dhe mungesë kreativiteti menaxherial për të gjetur forma të tjera për ta arritur këtë objektiv thotë Riza Abdyli.

Sipas tij drejtori i drejtorisë së buxhetit në komunën e Gjilanit kërcënon qytetarët që brenda 15 dite t’i paguajnë borxhet e tatimit në pronë, në të kundërtën do të veprohet me përmbarues privat.

FITORJA

“Qytetarët e Gjilanit i paskan obligime komunës së Gjilanit për tatim në pronë rreth 7 milion euro. Sipas ligjit të ri, komuna paska mundësi t’i arkëtojë këto borxhe përmes përmbaruesit e jo përmes efikasitetit të njerëzve kompetentë dhe se këto mjete t’u kthehen qytetarëve tanë. Mirëpo komuna e Gjilanit po harron se sa milion i ka borxh kjo qytetarëve pasur parasysh vlerën e madhe të shpronësimeve, e sikur qytetarët t’i marrin këto mjete përmes përmbaruesve i bie që komuna e Gjilanit do të mbetet pa buxhet ose thënë ndryshe, në kolaps financiar” është shprehur Abdyli.

“Ne si opozitë jemi kundër kësaj forme të mbledhjes së tatimit në pronë, ka forma tjera të cilat komuna përmes mekanizmave të saj do të duhej t’i arkëtonte këto mjete, por në asnjë mënyrë në këtë formë. Duhet ta shfrytëzojmë ligjin për të gjetur mundësitë më të mira për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, jo për t’i ndëshkuar ata” thotë Riza Abdyli Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.