Abdyli: Një qeverisje si kjo “Se han as qentë”

Gjilan – Një video që tregon neglizhencën e qeverisjes komunale të Gjilanit, për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Qyteti i stërmbushur me qen endacakë sigurisht e neglizhojnë, duke qenë se një qeverisje si kjo në Gjilan s’e hanë as qentë. Prandaj nuk e shohin si shqetësim ka reaguar Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së.
Ndryshe do të kujdesej t’i mënjanonte prej qytetit. Pasi kjo paraqet rrezik për qytetarët, sidomos për ata që mund të kthehen nga puna në ndërrimin e natës. Megjithëkëtë, ftoj organet kompetente të merren me kapjen dhe largimin e qenve nga qendra e qytetit. Një kërkesë të tillë do ta paraqes edhe në seancën e ardhshme të kuvendit komunal.
Shpresoj dhe do të insistoj që ky problem të zgjidhet sa më parë. Edhe qytetarët i inkurajoj që t’i paraqesin këto raste dhe çdo pengesë tjetër, ose drejtpërdrejt në komunë ose përmes cilitdo nga asamblistët që njohin, ose duke ua dërguar mediave faktet me video, që problemet tona t’i ngrisim si çështje dhe të ndikojmë që t’i përshpejtojmë procedurat që komuna të merret me këto probleme.
Ndryshe, një qeverisje si kjo, mos pritni se do t’i shkojë mendja vetvetiu. Falënderoj në këtë rast qytetarin dhe aktivistin Arianit Sllamniku që e ka ngritë këtë çështje. Ta merrni shembull për të reaguar si shoqëri. Pavarësisht kush do të jetë në pushtet ka shkruar Riza Abdyli, shef i GK të PDK, në KK të Gjilanit./rajonipress/