RCCOLA

Abdyli: Marre që qendra e qytetit të bllokohet sa here që bije shi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilanit i duhet një menaxher i mirë i cili i di prioritetet e jo kryetar që investimet i orienton sipas interesit elektoral, e jo sipas interesit qytetar ka thënë Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë

Janë këto pamjet e përsëritura, të cilat përsëriten sa herë bie shi dhe sa herë ka zgjedhje.
Kemi premtuar dhe premtojmë që do të bëjmë zgjidhje, por e kemi lejuar këtë gjendje që për mospunën tonë, sa herë bjen shi, duket që u bë kijameti. Shiu është i natyrës dhe i mirëseardhur, por kur nuk i bën përgatitjet si duhet, nuk e rregullon terrenin që uji të përcillet, shiu që normalisht njerëzit e mirëpresin, për shkak të rëndësisë që ka, në Gjilan duket sikur një katastrofë natyrore. Edhe shiu më i vogël.

Po dua me bë një krahasim, për të qenë më i qartë, që me ra shi është normale, por për qendrën e qytetit të Gjilanit është jonormale, sepse krijon jonormalitet. Jo se është jonormale dukuria e shiut, por jonormale janë rrugët dhe kanalizimet. Sikur s’e kemi menduar që bjen shi.

UBT

Të gjithë i thurim lavde vetit, partisë e qeverisë. Ekspertë kah të kthehesh, ama qytetin po e lëmë në mjerim, të na e bllokojë edhe reshja më e vogël.

Gjilanit i duhet një menaxher i mirë i cili i di prioritetet e jo kryetar që investimet i orienton sipas interesit elektoral, e jo sipas interesit qytetar.

Problemi është i të gjithëve dhe i përsëritur, prandaj, të gjithë duhet të kontribuojmë në zgjidhjen e këtij problemi. Kryetari duhet që urgjentisht të ndërmarr iniciativa dhe ne ta mbështesim të gjithë që ky problem mos të jetë më kaq i madh sa ta bllokojë qendrën e qytetit e të na dalin video të vërshimeve 10 metra nga zyra e kryetarit, se marre ka shkruar Riza Abdyli, shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/