Fundamenti

Abdyli: Lutfi Haziri po i mbanë drejtorët me aktakuza në krahun e djathtë të qeverisjes

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lutfi Haziri ka ardhur në qeverisje duke akuzuar për depresion ekonomik, por Gjilanin me qeverisjen e tij e ka futur përveç në gjendje apatie, edhe në një rrugë pa krye, duke lënë vrima të zeza të qeverisjes kudo dhe gjithandej. Asnjë qeverisje e Gjilanit pas luftës, nuk ka pasur drejtorë dhe zyrtarë të lartë me aktakuza dhe me qeverisje nepotike aq sa ka qeverisja e Lutfi Hazirit. Kryetari jo që është distancuar nga ta, por vazhdon t’i mbajë në krahun e tij të djathtë dhe të bashkëjetojë e të qeverisë me ta. Shembullin e Kadri Veselit do të donim ta shihnim të ndiqej edhe nga liderë të tjerë nacionalë, e veçmas nga Lutfi Haziri me komunën aq të degraduar të Gjilanit. Pak e besojmë një gjë të tillë thotë Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë i Riza Abdylit

I cilësuar si qytet i demokracisë, Gjilani, në ekzemplarin e vet depresiv dhe teatral të figurës së Lutfi Hazirit ka paguar ashtu siç është më së keqi, një faturë të keqqeverisjes. Teatraliteti dhe sfilatat shpeshherë të përcjella edhe me mirënjohje të dyshimta e fiktive, kanë irrituar dhe deprimuar qytetarin e kësaj komune.

Lutfi Haziri ka ardhur në qeverisje duke akuzuar për depresion ekonomik, por Gjilanin me qeverisjen e tij e ka futur përveç në gjendje apatie, edhe në një rrugë pa krye, duke lënë vrima të zeza të qeverisjes kudo dhe gjithandej. Asnjë qeverisje e Gjilanit pas luftës, nuk ka pasur drejtorë dhe zyrtarë të lartë me aktakuza dhe me qeverisje nepotike aq sa ka qeverisja e Lutfi Hazirit. Kryetari jo që është distancuar nga ta, por vazhdon t’i mbajë në krahun e tij të djathtë dhe të bashkëjetojë e të qeverisë me ta. Shembullin e Kadri Veselit do të donim ta shihnim të ndiqej edhe nga liderë të tjerë nacionalë, e veçmas nga Lutfi Haziri me komunën aq të degraduar të Gjilanit. Pak e besojmë një gjë të tillë!

Zhvillimet e javës së fundit në skenën politike në Kosovë, kanë qitur në pah sensin dhe guximin e liderit karizmatik Kadri Veselit, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Në konventën e PDK-së, lideri i PDK paralajmëroi se platforma “Dekada e Re” do të jetë dekadë e Besimit, Zhvillimit dhe Integrimit. Pavarësisht se skeptikët e kanë vënë në dyshim seriozitetin e këtij akti, Kadri Veseli po tregon se PDK e ka timonin në duar të sigurta për Dekadën e Re.

Kadri Veseli, ka treguar guxim në shumë vendime. E ka treguar këtë edhe kur e ka dhënë pozitën e tij të Kryeministrit në koalicion, edhe kur e ka votuar Gjykatën Speciale, edhe tani kur po ndërmerr këtë veprim politik për të korrigjuar e shpejtuar progresin shtetëror të Kosovës, pavarësisht kostos.

Ai po tregon që nuk do t’ia dijë se çfarë do bëjnë liderët dhe partitë tjera, nëse dhe ata do të pezullojnë njerëzit që kanë probleme me ligjin. Ai është i përkushtuar për t`i hapur portat e PDK-së që të merr njerëz të mirë dhe profesionistë, të cilët dijnë, duan dhe mund t’i shërbejnë vendit.

UBT

Kadri Veseli po e nis epokën kundër korrupsionit e nepotizmit, siç kishte nisur procese shumë të mëdha, ato të lëvizjeve ilegale e çlirimit të Kosovës. Si shumë vende, pas traumave që i len lufta, shoqëria jonë kaloi një kohë të gjatë duke u organizuar dhe natyrisht se u prek edhe nga fenomene negative, por në këso rrethanash, patjetër vjen një epokë që sjell në krye të shtetit njerëz si Kadri Veseli që do ta ngrisin nivelin dhe përgjegjësinë e të gjithë neve ndaj këtij shteti, që është një parakusht për të prosperuar drejt vlerave perëndimore, të cilat i synojmë, për t’u pranuar në familjen euroatlantike.

Andaj, të parët që z. Kadri Veselin e mbështesim në këto vendime dhe në rrugën që na pret, jemi pikërisht ne anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, edhe pse kjo kthesë do të prekë edhe disa nga vetë kolegët tanë, deri në sqarimin e tyre me ligjin.

Kadri Veseli, ka shumëçka për të na thënë dhe shumëçka për të bërë. Ai mundet dhe do ta bëjë Republikën e Kosovës krenare për qytetarët e saj dhe për miqtë e shumtë ndërkombëtarë që na ndihmuan.

Ai ka thënë se kjo është “E vetmja mënyrë për ta përmbushur vizionin tonë për Kosovën me mundësi të barabarta për të gjithë, ekonomikisht të fortë dhe pa korrupsion”. Se çfarë do të bëjnë partitë e tjera dhe liderët e tyre është në kuadër të detyrave të tyre të shtëpisë. PDK po e dëshmon edhe njëherë se Republika e Kosovës kërkon njerëz që e duan vendin me zemër, me punë, e me vepra, e jo me fjalë e kauza të rreme.

Lidershipi i PDK-së e ka dëshmuar veten në luftën për çlirim, e ka dëshmuar në shtetndërtim dhe tani po e dëshmon veten në forcimin e këtij shteti. PDK alarmoi (qoftë edhe me vonesë) se është koha e fundit për të luftuar dukuritë që e dëmtojnë trupin e njomë të shtetit tonë, për të ecur sigurt drejt zhvillimit, mirëqenies dhe integrimeve euro-atlantike.

E për këtë, të gjithë e dinë se sfidat që i ka Kosova për integrime, janë para së gjithash detyra të shtëpisë dhe PDK me liderin e saj Kadri Veselin, e ka kuptuar këtë shumë mirë dhe ka nisur ta përmbush këtë kriter nga ana e saj ka shkruar Abdyli./rajonipress/