United Hospital

Abdixhiku voton me bashkëshorten e tij: Sot vendoset fati i Republikës, pres pjesëmarrje masive të popullit

/ 1 minutë lexim
HW

Kreu i LDK’së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Pasi hodhi votën, ai u prononcua për gazetarë ku bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

Eco Higjiena

“Zgjedhjet janë festë për popullin tonë, janë festë e demokracisë e shprehjes së lirë dhe e vullnetit të popullit të Kosovës dhe siç kemi dëshmuar tash e sa kohë e fatkeqësisht shpesh kohëve të fundit, por fatmirësisht Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike dhe sot presim që në këtë ditë të bukur edhe zgjedhje të mira dhe demokratike. Janë të gjitha kushtet që populli i Kosovës të vendosë fatin për katër vitet e ardhshme. Sot është një ditë ku brenda 12 orëve, nga 7 e mëngjesit në 7 të mbrëmjes, vendoset fati i Republikës, prandaj çdo votë ka rëndësi dhe në këtë drejtim pres pjesëmarrje masive të popullit të Kosovës”, tha ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.