Fundamenti

Abdixhiku: Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 23-vjetorit të Betejës së Koshares, ka bërë homazhe në nderim të të rënëve të kësaj beteje.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se akti i trimërisë së UÇK-së, ishte frymëzim për rrugëtimin e vendit drejt lirisë. Sipas tij, triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët.“Në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, 23 vite më parë, burrat e gratë e Ushtrisë Çlirimtare, kishin nisur thyerjen e kufirit shqiptar, dhe me këtë i kishin dhënë historisë një ndër betejat më të lavdishme shqiptare. Akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë. Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët”.

Uji Dea

Ai tha se do të kujtohen e nderohen të gjithë dëshmoret e kësaj beteje, duke përmendur kështu edhe të huajt që dhanë jetën.“Sot, kujtojmë dhe nderojmë të rënët e Betejës së Koshares, nderojmë burrat si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi e secilin hero e dëshmorë të kësaj beteje të madhe. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në altarin tonë të lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider”, shkroi ai.“Kosharja, të rënët, kjo lavdi e kjo sakrificë, është shenjë e vazhdueshme rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.