FITORJA

Abdixhiku tregon se kush do ta udhëheqë dialogun nëse LDK i fiton zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lumir Abdixhiku i LDK’së thotë se kryeministri duhet ta udhëheq dialogun me Serbinë, ndërsa Presidenti duhet të mbajë pozitën ceremoniale që ka, pasi, siç thotë ai, fuqia politike është në duar të kryeministrit.

Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK’së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Frontal në T7, ndër të tjera ka folur edhe për zgjedhjet e reja, për të cilat është shprehur tejet optimist se LDK’ja do të marrë përsëri qeverisjen e vendit.

Gjithashtu ai është shprehur se domosdoshmëria për të shkuar në zgjedhje është edhe për shkak të bisedimeve, pasi ato do duhej të udhëhiqen nga Kryeministri e jo Presidenti.

FIDANISHTJA

Abdixhiku ka thënë se Kosova tani më shumë se për gjithçka tjetër, ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare, pasi bisedimet me Serbinë nuk mund të bëhen pa LDK’në, e kjo e fundit do t’i udhëheqë bisedimet, sepse sipas tij, do ta marrë qeverisjen e vendit përsëri, shkruan Gazeta Express.

“Duhet të kemi zgjedhje, sepse dialogu me Serbinë nuk duhet të udhëhiqet nga Presidenti, por nga Kryeministri, e ky do të jetë i LDK’së, pasi në zgjedhjet e ardhshme, ne do ta marrim qeverisjen e vendit, për këtë të jeni të sigurt”, është shprehur Abdixhiku./GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.