United Hospital

Abdixhiku tregon cila është platforma e tij për rikthimin e LDK’së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka treguar në emisionin Pressing në T7 se si mendon që të kthejë këtë subjekt në skenën politike pas rezultatit më të keq në histori që pati në zgjedhjet parlamentare në 14 shkurtit.

Abdixhiku ka treguar pikat kryesore në të cilat do të fokusohet.

Uji Dea

“Unë kam një platformë të shkruar dhe të elaboruar të partisë sonë. Është pjesa politike dhe ideologjike. Kuptoni se partitë kanë dy shtylla të përfaqësimit politik dhe aspekti ideologjik. Aspektin ideologjik e kemi që 31 vite por me ndryshime të kohës. Ideja jonë origjiniale të shtetit të Kosovës me partneritet me ndërkomëbtarët i kemi të vëna. Kjo është shtyllë ideologjike origjinale e jona. Pastaj bashkëpunimi me shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë kufijve. I kemi origjinale pasi jemi të parët që kemi pasur këto. Nuk ka parti shqiptare që nuk dëshiron marrëdhënie më të mira me parti shqiptare në parti tjera. Kemi marrëdhënie më të theksuara me disa parti por nuk kemi ndërhyrje asnjëherë. Kjo sa i përket pjesës ideologjike”, ka thënë ai.

“Në rend të parë do të bëjë konsolidimin e partisë. Këtë do ta bëjë me konsultim me anëtarë të tjerë të partisë. Do fillojmë me zgjedhjen e Kryesisë së re. Por nuk do të humbim boshtin ideologjik. Do lejojmë mendimin ndryshe. Të diskutohet dhe të merret vendimi në bashkëpunim me të tjerët. E dyta është që të kemi përgatitje më të mira në disa qytete ku rezultati ishte më i dobëti në histori. Do të fillojmë me regjistrim të anëtarëve. Nuk kemi regjistrim të anëtarëve, kaq e thjeshtë. Duhet të dimë kënd e kemi anëtarë. Kemi të rregulluar delegimin e votës. Anëtarët e delegojnë tek delegati. Kjo është mënyra se si funksionojmë. Duhet të vazhdohet kështu dhe me votim të fshehtë. Pastaj do të fillojmë me hapjen e partisë. Shumë anëtarë të partive tjera që votohen shumë kanë dashur të jenë pjesë e LDK’së. Por nuk ishin pranuar pasi kishin dëshiruar të ruhet struktura. Nuk kujdesemi për strukturën kështu. Dhe e fundit, dua të kemi unitet partiak. Do të ketë unitet dhe fuqi politike që e shtyn. Kjo është platforma në vija të trasha”, përfundoi Abdixhiku. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.