KKGJILAN

Abdixhiku thotë se janë rrënuar urat e bashkëpunimit me Qeverinë: I ka kaluar limitet

/ 2 minuta lexim

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se urat e bashkëpunimit me pozitën janë rrënuar pas refuzimit të rezolutës për energji elektrike dhe pas refuzimi për diskutim për rritjen e çmimeve.

Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se janë refuzuar për diskutim nga qeveria, duke thënë se po shkaktojnë panik të qytetarët.


“Urat e bashkëpunimit potencial, pozitë me ne së paku, pas refuzimit të rezolutës për energji elektrike dhe pas refuzimit për diskutim për çmimet, janë rrënuar. Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim në këtë drejtim përderisa dy çështjet më madhore për qytetarët tanë janë refuzuar në mënyrën më gjakftohtë të mundshme prej kësaj qeverie.

Uji Dea

Kjo qeveri nuk mund të llogarit në stil të tillë qeverisës, përderisa ne e kemi ofruar konstruktivitetin tonë e në kthim kemi marrë refuzim abuzues me akuza të panikës që po shkaktohen te qytetarët tanë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se Qeveria Kurti i ka kaluar limitet e bashkëpunimit.

“Jemi marrë me çmimet, me çështje të energjisë elektrike, për këto çështje kemi marrë akuza për ngritje të panikut që kanë refuzuar dhe të diskutojnë së paku dhe presin që neve të na kenë të gatshëm… Unë dhe LDK-ja jo (nuk do të jenë të gatshëm për asnjë temë). Kjo qeveri i ka kaluar limitet e bashkëpunimit. Kur t’i zgjedhin temat bazike për qytetarët tanë mund të flasim për çështje të tjera”, shtoi ai.