FITORJA

Abdixhiku: Të vetmit që flasin për rrëzimin e Qeverisë, janë në kabinetin e kryeministrit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se qeveria ndodhet në gjendje iluzioni, derisa ka kritikuar ekzekutivin dhe kryeministrin Albin Kurti për krizën ekonomike, atë në arsim e shëndetësi.

Abdixhiku tha sot se situata në Kosovë “nuk është më në gjendje normale”.

“Nga dhjetë mijë punëtorë po i humbim çdo muaj. A është kjo shpresa e premtuar për qytetarët e Kosovës? Kjo më nuk është gjendje normale por ne megjithatë kemi një qeveri që është në gjendje iluzioni, sepse ajo nuk i sheh vështirësitë e kompanive tona. Paratë i lë të bllokuara, e përtej forcës punëtore na largohen edhe ata në treg shëndetësor”, tha Abdixhiku.

Uji Dea

“Kjo ikje, sidomos në shëndetësi, ku qeveria nuk ka bërë asgjë për dy vite, do të ketë pasoja për gjenerata të tëra”, vijoi lideri i LDK-së.

Ai tha se ka njerëz brenda kabinetit të kryeministrit Kurti, të cilët flasin për rrëzimin e qeverisë.

“Kryeministër, bëj zgjidhej për secilën krizë! Lirohu nga paranojat e argatëve të Serbisë, armiqve të padukshëm, për rrëzimin e qeverisë. Në fakt, njerëzit e vetëm që sot flasin për rrëzimin e qeverisë janë njerëzit tuaj në kabinet. Përveç, dhe këtë, mund ta kuptojmë ditëve në vijim nëse keni për qëllim mirëmbajtjen e krizave vet”, u shpreh Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.