HW

Abdixhiku takohet me Rohden: Partia e parë e papërgjegjshme, po i mban peng institucionet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sot ka pritur Ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

Ai ka theksuar se Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në situatën e krijuar nga ngërçi institucional.Abdixhiku e ka bërë përegjegjëse VV’në e cila sipas tij po e mban peng funksionalizimin e institucioneve.

Njoftimi i plotë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde.

Mobi Casa

Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në situatën e krijuar nga ngërçi institucional. Kryetari Abdixhiku theksoi domosdoshmërinë për formimin e institucioneve funksionale që i shërbejnë qytetarëve dhe ritheksoi nevojën për një zgjidhje të shpejtë politike për t’i formuar institucionet.

Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst ai foli për papërgjegjshmërinë e partisë së parë dhe mungesën e vullnetit politik, në mbajtjen peng të funksionalizimit të institucioneve të vendit. Kjo sjellje jo vetëm që dëmton besimin qytetar, por edhe cenon parimet themelore të demokracisë dhe respektimit të rendit kushtetues.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.