Hidromorava

Abdixhiku: Sot Kurti bëri ndryshim radikal për herë të parë, tani Asociacioni mund të bëhet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar propozimin 6-pikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. I pari i LDK e ka cilësuar si ndryshim radikal këtë propozim.

“Sot Kurti bëri ndryshim radikal për herë të parë, tani Asociacioni mund të bëhet”, tha ai në emisionin Pressing në T7,

“Deri vonë thoshte se nuk ka Asociacion dhe pikë. Tash paska ndryshuar dhe është shtuar një presje”, shtoi ai tutje.

Mobi Casa

Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha se ka hartuar gjashtë pika që janë kushte për themelimin e Asociacionit. Ai tha se një mekanizëm i tillë, i dalë nga marrëveshja e Brukselit, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës me këto gjashtë kushte, njëri ndër të cilit ishte që zbatimi i tij të nisë pas njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte pas një marrëveshje finale.

Kushtet e vendosura nga Kurti:

  1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
  2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).
  3. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, në ndërlidhje me këtë të fundit, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.
  4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
  5. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
  6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013)./Express/