Eko Higjiena

Abdixhiku: Sokol Haliti është garanci e qeverisjes së mirë, stabilitetit dhe zhvillimit

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Dhe me ketë fitore, le t’i japim një përgjigje popullistëve të pushtetit që nga paniku hapin autostrada një ditë para zgjedhjeve. I kanë punët keq, s’lënë mjet pa përdorur padinjitetshëm. Dhe t’u japim përgjigje dhe mysafirëve të paftuar të mbrëmshëm nga VLEN, që paskan gjetur kohë të përfshihen në fushatën tonë elektorale me tubime fshatrash kundër LDK-së e Sokolit ka shkruar Lumir Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Ditën e fundit të fushatës e nisa në Viti, në tubimin kryesor me kandidatin tonë, Sokol Halitin. Një tubim i jashtëzakonshëm, me njerëz të përkushtuar, të ndershëm dhe plot besim në rrugën tonë të përbashkët.

Në këtë fund rrugëtimi, Vitia na dha energjinë e fitores; të një fushate dinjitoze, të drejtë dhe të ndërtuar mbi punë e rezultate. Sokol Haliti është garanci e qeverisjes së mirë, stabilitetit dhe zhvillimit. Dhe nesër, Vitia e konfirmon këtë rrugë, me LDK-në dhe me Sokolin në katër vitet e ardhshme.

HW

Dhe me ketë fitore, le t’i japim një përgjigje popullistëve të pushtetit që nga paniku hapin autostrada një ditë para zgjedhjeve. I kanë punët keq, s’lënë mjet pa përdorur padinjitetshëm. Dhe t’u japim përgjigje dhe mysafirëve të paftuar të mbrëmshëm nga VLEN, që paskan gjetur kohë të përfshihen në fushatën tonë elektorale me tubime fshatrash kundër LDK-së e Sokolit.

Ky indoktrinim i përçarjes ndërshqiptare është vlera më e padinjitetshme që paskan zgjedhur ta përvetësojnë. Por në Vitinë tonë, vitiasit e dijnë se çka ‘vlen e çka s’vlen’. E ardhmja do të vendosë secilin në vendin e vet. LDK nuk harron.

Le të fitojmë nesër dhe në Viti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.