RCCOLA

Abdixhiku shpreh shqetësimin për Marrëveshjen e Ohrit në takimin me Schütz e Rohde

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim Drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe EFTA në kuadër të Ministrisë së Jashtme gjermane, Susanne Schütz dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde.

Sipas njoftimit zyrtar nga LDK, në takim është diskutuar për proceset aktuale politike në të cilat po kalon Kosova, ku kryetari Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e partisë për marrëveshjen e Ohrit.

Mobi Casa

“Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e LDK-së për marrëveshjen e arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është një marrëveshje bazike dhe jo finale; e që po ashtu nuk përmban njohjen nga Serbia. Për më shumë, kryetari Abdixhiku shprehu mos pajtueshmërinë e plotë me Draft-statutin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues, i cili draft parasheh një strukturë shtetërore brenda shtetit të Kosovës; një model i rrezikshëm për Kosovën. Në takim kryetari Abdixhiku përsëriti thirrjen që, Qeveria e Kosovës të marrë përfundimisht rolin e kontribuesit konkret dhe gardianit të interest të Kosovës në procesin e dialogut; të sigurojë që çdo zgjidhje të jetë në harmoni me rendin kushtetues të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Në takim është diskutuar po ashtu për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, por edhe për barrierat politike me të cilat përballen investitorët në Kosovë. Kryetari Abdixhiku ka vlerësuar rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të shtetit gjerman në forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë në nismat ekonomike regjionale, si pikënisje e bashkëpunimit politik”, thuhet në fund.