Uji Dea

Abdixhiku: Republika po udhëhiqet nga mosbesuesit e saj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për deklaratën e ministrit Liburn Aliu, i cili tha se “Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i pari i LDK-së ka shkruar se “ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit?”.

“Republika e Kosovës, sot udhëhiqet nga populistë mosbesues të saj. Fati i projektit më të madh shqiptar, ‘Kosova shtet i pavarur e sovran’ është në duar të mohuesve të vet shtetësisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, Republika e Kosovës po udhëhiqet nga mosbesuesit e saj.

Uji Dea

“Prandaj betimi mbi Republikë është farsë. Prandaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri. Sepse mosbesimi ndaj Kosovës është bindje. Këta kanë atdhe të dytë. Ne kemi vetëm Kosovën”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka shkruar se partia që ai udhëheq, beson në Republikë dhe se fëmijët e Kosovës meritojnë të besojnë në Republikë.

“Fëmijët meritojnë të besojnë në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jemi të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik”, ka shkruar ai.

“Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë. Kosova është e përhershme”, përfundon postimi i të parit të LDK-së./IndeksOnline/