FIDANISHTJA

Abdixhiku: Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit të shqiptarëve të Luginës nga Serbia

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullisisë, duke thënë se rezultati i këtij procesi ka ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e të drejtave kolektive e kombëtare.

Abdixhikiu në një takim me liderët institucionalë dhe të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës tha se koordinimi i vazhdueshëm me partitë politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë është detyrë që duhet ta përmbushim të gjithë.

“Të gjithë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e më gjerë, duhet t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë në Serbi, ngase pasqyrimi i saktë dhe i drejtë i numrit të shqiptarëve etnik në këto anë është i domosdoshëm. Rezultati i këtij procesi ka ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e të drejtave kolektive e kombëtare. Po ashtu ka ndikim edhe në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe zhvillimit të përgjithshëm të asaj zone shqiptare”, theksoi Abdixhiku.

UBT

Sipas tij, LDK angazhohet fuqishëm për të drejtat civile dhe politike të shqiptarëve në Luginë e më gjerë, me theks të veçantë për njohjen e shtetësisë së tyre si banorë në Republikën e Kosovës.

“LDK është e përkushtuar në ndërtimin e frymës unifikuese për mbështetje të shqiptarëve etnik në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për realizimin e të drejtave të tyre”, tha Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.