Fundamenti

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas refuzimit të propozimit të LDK-së për krijimin e një Qeverie të Unitetit, një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse që do të dalë nga kriza aktuale politike në vend.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se thirrja e bërë mbrëmë për një dalje të përbashkët nga kriza u kundërshtua sot në mëngjes pa asnjë debat ose kundërmendim, por me një refuzim të menjëhershëm, në disa raste edhe me ofendime.

“Gjendja e tanishme është karikaturë politike. Në mungesë të një marrëveshje nuk ka shumicë. Në mungesë të shumicës nuk ka zgjidhje. Në mungesë të zgjidhjes, duhet marrëveshje politike. Pra, kthehemi në fillim,” theksoi ai.

Hidromorava

Abdixhiku theksoi se propozimi për Qeverinë e Unitetit nuk ishte për LDK-në ose për interes personal, por për shkak të bllokadës në institucionet shtetërore, mungesës së Kuvendit funksional, qeverisë legjitime dhe mungesës së një procesi të sinqertë që të çojë drejt një zgjidhjeje.

Ai njoftoi se LDK-ja do të vazhdojë të prezantojë publikisht Agjendën 15-pikëshe, një dokument që synon t’i japë drejtim dhe qartësi procesit të unitetit dhe menaxhimit të krizës deri në zgjedhjet e reja parlamentare.

“Mund të refuzojnë gjithçka, sërish. Por si LDK, do të përpiqemi të ofrojmë dhe gjejmë zgjidhje! Sepse më mirë të jemi të vetëm në përpjekjen për zgjidhje, se sa pjesë të bllokadës pa qëllim,” përfundoi Abdixhiku./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.