Hidromorava

Abdixhiku: Qeveria “Haradinaj”, pengmarrëse

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i partisë opozitare (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” thotë se qeveria “Haradinaj” nuk ka zgjidhje për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian. Sipas tij, për aq sa është kjo Qeveri, për aq sa është retorika e saj qeverisëse rreth Demarkacionit s’do të ketë lëvizje të lirë për 1.8 milion kosovarët, duke u shndërruar kështu në pengmarrëse e qytetarëve të saj.

Nëse qeverisja e parë e Ramush Haradinajt mbahej mend për 100 ditët e famshme të saj, kjo e fundit do të mbahet mend për 100 zëvendësministrat e saj. Ky është vlerësimi i deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku për 100-ditëshin e qeverisë aktuale, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe kohore ekzekutivi i vendit ka dhënë sinjale të dështimit në organizim, në agjendë qeveritare, në zhvillim ekonomik dhe në marrëdhënie ndërkombëtare.

Uji Dea

Deputeti opozitar Abdixhiku insiston se qeveria “Haradinaj” nuk ka zgjidhje për heqjen e vizave, me ç’rast është shndërruar në pengmarrëse të qytetarëve të saj.

“Kjo Qeveri nuk ka zgjidhje për heqjen e vizave. Për aq sa është kjo Qeveri, për aq sa është retorika e saj qeverisëse rreth Demarkacionit s’do të ketë lëvizje të lirë për 1.8 milion kosovarë. Pra, kjo Qeveri është pengmarrëse e qytetarëve të saj”, ka pohuar Abdixhiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.