Eko Higjiena

Abdixhiku: Qeveria aktuale s’mund ta nxjerrë vendin nga izolimi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se për interesa të disa individëve, që po kërkojnë me ngulm shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është vënë në rrezik raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë, të cilët këtë ndërmarrje e kanë cilësuar si thikë pas shpine.

Ai në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se Kosova e ka pasur në obligimin e saj ndërkombëtar, themelimin e kësaj gjykate, duke shtuar se zhbërja e saj do të mund të na kthente në fuqi rezolutën 1244, duke krijuar argumente shtesë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës.

“Pozicioni jonë si LDK, është i qartë. E kemi thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë, por tash e kemi një obligim. Një situatë e tillë kërkon maturi prej institucioneve të Kosovës. Ne nëse duam mbështetje nga ndërkombëtarët, duhet ta dimë këtë punë si të harruar dhe se zhbërja e saj është e pamundshme”, ka shtuar Abdixhiku.

FIDANISHTJA

Sipas tij, çështja e liberalizimit të vizave, është në një ngërç, duke shtuar se përderisa kjo Qeveri është në pushtet, qytetarët do të mbesin të izoluar.

“Një qeveri që nuk artikulon idetë e veta edhe në parlament, nuk don të bëjë zgjidhje, por tenton të blejë kohë. Po punojmë vazhdimisht, por asnjë ndryshim nuk është deri më tani. Ne kemi dhënë qëndrimin tonë. Në momentin e parë që i ka votat për demarkacion kjo Qeveri, ne do ta votojmë. Nuk ka zgjidhje për të votuar demarkacionin aktual, sepse partitë e kësaj Qeverie kanë hedhur gaz dhe kanë krijuar trazira për këtë kauzë. Më parë mbajnë gjendjen në status – qou, se sa ta përpinë këtë fakt”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka vlerësuar se kjo Qeveri ka edhe njerëz të paditur, sepse sipas tij, edhe nëse ratifikohet demarkacioni, do të kemi një proces gati njëvjeçar derisa merret vendimi për liberalizim të vizave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.