RCCOLA

Abdixhiku prezanton planin e LDK-së për energjinë, kritikon ashpër pushtetin

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur dhjetë propozime për zbutjen e krizës energjetike.

Abdixhiku në një videomesazh i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i marrë parasysh propozimet, të veprojë shpejtë dhe të bashkëpunojë me opozitën për të gjetur forma për kursimin e energjisë elektrike.“Përkundër paralajmërimeve tona të ngritura në vazhdimësi Qeveria është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë në kohë. Ajo ka pasur një vit të plotë për t’u përgatitur për dimrin në vijim, por gjendja sot është e njëjtë si një vit më parë”.Në planin 10-pikësh të Abdixhikut hyn subvencionimi për familjet, rishikimi i tarifave, heqja e TVSH-së, e të tjera.

UBT

“Plani bën fjalë për paketë të re subvencionimi për çdo familje kosovare, ekzekutim të mjeteve të zotuara nga viti paraprak, rishikim të tarifave diskriminuese të tanishme, kontrata afatgjate furnizimi, heqje të TVSH-së në të gjitha faturat e energjisë. Ne i kërkojmë Qeverisë të asistojë familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes çmimi i të cilave pothuajse është trefishuar tashmë. Mbi të gjitha, riparimi i Bllokut A5 në KEK nuk duhet të presë as edhe një ditë”, theksoi ai në 10 pikat.Abdixhiku përsëriti se Kosova ka nevojë urgjente për plan si të kursehet energjia.

“Derisa vendet e BE-së kanë plane kursimi, Qeveria e Kosovës është ende në pushim. Na duhet urgjentisht plan i detajuar për kursimin e energjisë”.