UBT

Abdixhiku: Presidentja nuk është e të gjithëve, nuk kam ndonjë kontakt me të

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka kritikuar punën e presidentës Vjosa Osmani.

I ftuar në emisionin “Context” në ATV, Abdixhiku kërkoi nga Osmani të mos bëjë garë elektorale por të ketë bashkpunim me të gjitha palët.

“Unë dëshiroj që presidentja të jetë e të gjithëve, e nuk është e të gjithëve, nuk është një trysni, domethënë unë këtë e them vazhdimisht. Kur të them e të gjithëve, jo e partive politike, se nuk më duhet mu presidentja sepse nuk kam asnjë interes nga institucioni i presidentes, por dua qe te mbaj mendimin me të gjitha palët dhe jo vetëm me një palë. Në momentin që presidenti bëhet me një palë është nje garë elektorale dhe atë mund ta bëjmë por nuk je aty për te bërë garë”, ka thënë Abdixhiku.

HW

Abdixhiku gjithashtu tregon se perveq kontaktit institucional nuk ka ndonjë kontakt tjetër bashkpunimi me presidenten e vendit.

“Nuk kam ndonjë kontakt me presidentën e vendit, perveç kontaktit institucional. Pra kam pasur një ftesë insituticonale pas luftës në Ukrainë, kam marrë pjesë me Z.Shala ne një takim me presidentën, kemi folur haptas në menyrë institucionale. Unë si udhëheqës i partisë opozitare ajo si presidente e vendit. Komunikim tjetër jo institucional nuk kam dhe nuk e shoh të arsyeshme të kem”, shtoj Abdixhiku./atv

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.