Hidromorava

Abdixhiku: Po tallen me popullin duke propozuar marrëzira ekonomike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ekonomisti Lumir Abdixhiku ka reaguar pas idesë së biznesmenit Ramiz Kelmendi, i cili tha se do t’i punësojë më shumë se një milion njerëz, duke thënë se kjo është marri e diskutimeve ekonomike.

Ai ka thënë se një ide e tillë është tallje me popullin.

Lexojeni të plotë reagimin

Marritë e diskutimeve ekonomike vazhdojnë në Kosovë. Këtë herë me propozimin e 1 milion vendeve të reja pune për 6 vjet – prezantuar me një tabelë Exceli madje.

Hallëgjorëve mund t’u premtohet gjithçka. Halli krijon hapësirë për tallje. Por tallja me hall është e gërditshme, e mundimshme – e marrë. E ne jemi në mëshirë të tallësve.

Fundamenti

Për t’i dhënë pak sens këtij nonsensi, për të arritë këtë qëllim, Kosovës do t’i duhej rritje ekonomike mbi 50% në vjet për 6 vjet rresht (sot jemi në 3%). I duhet të thejë bindshëm, katërfish më shumë, rekordin e rritjes në botë – të secilt shtet, në secilën kohë.

Mbi të gjitha, Kosova në moshë pune i ka 1.1 milion banorë. Sot të punësuar janë 350 mijë. Me 1 milion vende pune shtesë ne do të duhej të merrnim punëtorë nga jashtë.

Në të vërtetë, do të jetë mrekulli nëse i gjthë Ballkani Perëndimor i krijon 1 milion vende të reja pune për 6 vjet.

Po nejse. Po shitet. Le të shitet./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.