RCCOLA

Abdixhiku: Po shkojmë drejt katastrofës financiare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori Ekzekutiv i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku thotë se vendi po shkon drejt një katastrofe financiare. Sipas tij nëse partitë politike nuk arrijnë të dalin nga ngërçi, dhe më këtë nuk arrijnë të formojnë një Parlament, që më pas të aprovon buxhetin e viti 2015, atëherë asnjë para, asnjë fond nuk guxon të kompensohet.

Sipas Abdixhikut, çështja e menaxhimit të parasë publike në rast të mosaftësisë së bërjes së Parlamentit është paraparë dhe definuar qartë në Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike.

“Përkundër paralajmërimeve të gabuara të ministrave tanë, ligji në fjalë parasheh se Qeveria e Kosovës ka të drejtë të shpenzojë e shfrytëzojë buxhetin e vendit vetëm për muajin e parë të vitit 20 15. Do të kishte të drejtë të shfrytëzojë dhe muajin e dytë sikur zgjedhjet të mbaheshin katërmuaj para fillimit të vitit të ri financiar në Kosovë; e që nuk është rasti këtë herë”, ka thënë për Zëri Abdixhiku.

RCCOLA

Ai ka thënë se nëse partitë politike nuk arrijnë të dalin nga ngërçi i tanishëm politik, dhe me këtë nuk arrijnë të formojnë një Parlament, që më pas aprovon buxhetin e vitit 2015, atëherë asnjë para, asnjë fond – pra asnjë kompenzim – nga buxheti i shtetit nuk guxon të ekzekutohet.

“ Pagat dhe kompenzimet e fundit që guxojnë të shpenzohen e alokohen do të jenë ato të muajit janar. Kjo natyrisht nuk do të thotë se buxheti i Kosovës nuk do të ketë fonde të mjaftueshme; sepse tatimet do të paguhen e punët do të bëhen. Kjo do të thotë se asnjë shpenzim i buxhetit të mbledhur nuk guxon të bëhet pa aprovim të Parlamentit të ri. Një skenario i tillë na sjell në një mbyllje financiare të Kosovës; njihet ndryshe si mbyllje e shtetit”, ka thënë Abdixhiku.