RCCOLA

Abdixhiku për Qeverinë: Në pritje të votave të Listës Serbe, çfarë trishtimi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se situata në vend është shumë e keqe, duke shtuar se koalicioni qeverisës s’është në gjendje të nisë seancë vet dhe tash është duke pritur që kuorumin ta bëjë me votat e Listës Serbe.

“E tëra çfarë kërkuam ishte rezolutë për mbrojtjen territoriale të Republikës. Një rezolutë me një pikë. Kaq e thjeshtë ishte. Nuk ishin në gjendje as këtë të bëjnë”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Klan Kosova.

Mobi Casa

“Shantazhuan me audio incizime njëri tjetrin; ndanë pazare karrigesh mes vete; thirrën takime të natës; organizuan paraseanca mëngjesi; riblenë deputetë të opozitës – dhe sërish s’janë në gjendje të nisin seancë. Në pritje të pazareve shantazuese tjera; në pritje të Listës Serbe. Çfarë trishtimi. Për platformë negociuese me Serbinë, Kosova varet nga votat e vet Serbisë”.

“Kurrë më keq e kurrë më poshtë se kaq s’kemi qenë. Shembulli i tmerrshëm i përfaqësimit politik. Model i gërditshëm që turpëron secilin njeri me minimalisht dinjitet”.