RCCOLA

Abdixhiku për Qeverinë Kurti: 12 muaj të përcjellë me populizëm dhe kapje të bordeve, arrogancë e konflikte

/ 3 minuta lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku e ka cilësuar si të paaftë, arrogante qeverisjen njëvjeçare të Albin Kurtit, raporton Ekonomia Online.Abdixhiku ka thënë se në 12 muajt, Qeveria Kurti është përcjellë me populizëm e arrogancë, ndërsa ka braktisur kauzat fondamentale që i proklamonte Vetëvendosje.

Në një konferencë për medie, Abdixhiku ka përmendur emërimet e bordeve në ndërmarrjet publike, për të cilat tha kanë rezultuar të jenë fatale edhe me krizën energjetike në vend.

“Sot, më 22 mars 2022, bëhen një vit i qeverisjes Kurti. Përgjatë 12 muajve të shkuar, kjo qeverisje është përcjellë me popullizëm, arrogancë, arsyetime tek e shkuara e mungesë të qartë të vizionit zhvillimor për Kosovën. Është përcjellë dhe me braktisje të kauzave fondamentale të ngritjes në pushtet; siç është përcjellë me braktisje të halleve e nevojave të qytetarëve në secilën krizë me të cilën është ballafaquar për një vit”.

Uji Dea

Nga kriza e pandemisë, tek ajo e energjetikës e deri tek rritja alarmante e çmimeve – Qeveria Kurti ka vendosur t’i braktisë qytetarët tanë, dhe në betejën e tyre me përballueshmërinë, të sillet si vështruese e krizave. Ajo ka dështuar të reagojë me kohë; siç ka refuzuar të ndërmarrë masa adekuate që do të zbusnin secilën krizë.“Kjo qeveri, në paaftësinë e saj vepruese për qytetarë, megjithatë ka qenë e aftë të kapë borde, kompani publike e institucione të pavarura me të afërm e familjarë. Kapja e këtyre institucioneve jetike për funksionalizimin e shëndoshë të shoqërisë, ka rezultuar të jetë fatale në secilin ballafaqim me krizë”.

Abdixhiku ka thënë se në vitin e dytë të qeverisjes së Kurtit, qytetarët e Kosovës u përballën me një goditje të madhe ekonomike me rritjen e çmimeve.Kreu i LDK-së tha se Qeveria e drejtuar nga Kurti me kokëfortësi ka refuzuar të ulë koston e përballueshërisë së qytetarëve të Kosovës.“Në vitin e dytë të Qeverisë së paaftë u përballëm edhe me rritjen e çmimeve të papërballueshme për qytetarët. Në muajt e ardhshëm pritet që inflacioni pritet të jetë dyshifror. Qeveria e Kosovës me kokëfortësi ka refuzuar të ulë koston e përballueshmërisë së qytetarëve të Kosovës.

Tutje, Abdxhiku tha se partia që ai drejton nuk do të bëjë asnjëherë opozitën e Kurtit në Kuvend, të cilën ai e quajti opozitë shkatërrimtare për vendin.“Guximi ne politikë është bazë esenciale e veprimit. Për neve është e rëndësishme që Kosova të ketë stabilitet institucional. Ne do të përgatitemi për zgjedhje kur do të vijnë. Qeveria do të rrëzohet nga vetja jo nga ne. Ne do të bëjmë opozitën me qytetarët tanë. Nuk do të bëjmë opozitën e Kurtit në Kosovë ka vdekur dhe do të vdesë ajo opozitë. Kush dinë zgjedhjet lokale e kanë treguar shumë qartë. Edhe kur vijnë zgjedhjet nacionale do të jemi gati”, tha ai.