Hidromorava

Abdixhiku: Për bindjen tonë është përmbysur rendi kushtetues, do t’i drejtohemi Gjykatës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se tanimë kompromiset janë të pakuptimta, pasi që tani duhet të zbatohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar edhe se nëse nuk zbatohet ky aktgjykim, atëherë bëhen shkelje të rënda ligjore.

Mobi Casa

Po ashtu, ai ka deklaruar se LDK do t’i drejtohet Kushtetueses, pasi që sipas bindjes së tyre, ka ndodhur një përmbysje e rëndit kushtetuese, sepse VV-ja refuzuar të respektojë Gjykatën Kushtetuese.

‘‘Këto janë qëndrime paraprake që e kanë shkaktuar krizën, s’janë kompromise. Pra nuk ka lëvizje prej pozicioneve që e kanë shkaktuar krizën deri më tani. Edhe atë ditë në takim, edhe sot para jush, po e them të njëjtën gjë, nuk mund ta quash kompromis insistimin në propozimin tënd paraprak., Kompromisi pas aktvendimit të Kushtetueses është i pakuptimit, tani duhet të zbatojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përndryshe bëjmë shkelje të rënda ligjore. Dhe natyrisht LDK do t’i drejtohet edhe Kushtetueses në mënyre që ajo të qartësojë aktin e tanishëm. Pas aktgjykimit për bindjen tonë ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetues sepse partia e parë ka refuzuar të respektojë Gjykatën Kushtetuese’’, ka thënë ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.