UBT

Abdixhiku: Pasaktësia e këtij pushteti, sjell në rrezik fillimin e vitit shkollor

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kur kanë mbetur edhe një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, vazhdon të mbetet ende sfidë blerja e teksteve shkollore dhe furnizimi i nxënësve me to.

Lidhur me situatën e krijuar së fundmi rreth teksteve shkollore, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Ministria e Arsimit do të duhej të ishte e gatshme prej muajsh për ta nisur vitin e ri shkollor.

“Një datë është me rëndësi në arsim. Një shtatori. Në prill do të duhej të nisin përgatitjet që 1 shtatori të nisë mirë”, është shprehur Abdixhiku në Klan Kosova FM.

“Pasaktësia e këtij pushteti na sjell në rrezik për të bërë një fillim të vitit të ri shkollor”, tha ai.

FIDANISHTJA

Në vend që të flitej për libra në këtë fazë, sipas Abdixhikut në fushën e arsimit temë do të duhej të ishte digjitalizimi.

Ministrja e Arsimit nxiti reagime me njoftimin e bërë të hënën se po shqyrtohet mundësia që prindërit t’i blejnë librat shkollorë me mjetet që do t’iu deponohen nga shteti.

Ajo e paralajmëroi këtë mundësi pasi tha se nuk ka arritur të lidhë marrëveshje me shtëpitë botuese, duke i akuzuar ato për ofertim të librave me çmime më të larta se që ato i shesin në libraritë e tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.