Fundamenti

Abdixhiku paralajmëron kallëzim penal për punësimet në KEK: Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdon të insistojë se në konkursin e shpallur nga KEK ka pasur parregullsi dhe punësime të militantëve.

Kësaj radhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shënimi në Facebook, ka akuzuar partinë që drejton me Qeverinë se kishte paracaktuar personat që do të punësoheshin nga konkursi publik.

“Plot 4668 qytetarë tanë kanë aplikuar për 128 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës – pra në KEK. Ky aplikim i tyre nuk kishte fare rëndësi, sepse vendet e punës ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të partisë në pushtet”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell Telegrafi.

Abdixhiku thotë se LVV po zëvendëson kapjen më një kapje të re.

“Ky është modeli i pushtetit në vend. Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim; dhe atë hapur e pa brengë. Ata që e arsyetojnë kapjen, që normalizojnë zëvendësimin e një kapësi me tjetrin, le t’iu flasin sot të katër mijë aplikantëve që janë refuzuar sepse s’kishin parti. Le t’i bindin tani – ata e familjet e tyre – se dëshpërimi e ikja nga ky vend nuk është alternative”.

Uji Dea

I pari i LDK-së ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të dorëzojnë kallzim penal në Prokurori, derisa ka bërë thirrje për anulimin e konkursit.

“Sot, kemi ftuar Prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në Prokurori. Kemi ftuar dhe menaxhmentin e KEK-ut të anulojë procesin në fjalë e t’i suspendojë të gjithë anëtarët e Komisionit Vlerësues; dhe të rinisë kështu një proces të ri, të hapur dhe mbi të gjitha të drejtë”.

Abdixhiku është zotuar publikisht se në të ardhmen në ndonjë qeverisja të LDK-së, konkurset si ky në KEK nuk do të kalojnë pa monitorimin e organizatave të pavarura.

“Punësimet nepotike nuk janë të reja në vend. Në fakt, ato veçse të reja s’janë. Ky vend ka parë mjaft. Kam dënuar e do të dënojë çdo veprim të tillë, nga kushdo që bëhet, kurdo që bëhet ose është bërë. Jemi në politikë për t’i ndalur këto fenomene, jo ushqyer ato. Në rolin e tanishëm – në opozitë – edhe s’kam shumë mundësi të parandalojë kapjen e nepotizimin. Por në qeverisjen e ardhshme time, konkurset e tilla, nuk do të kapërcejnë pa monitorim nga organizatat e pavarura – vendore e ndërkombëtare. Merreni këtë si zotim publik”, ka shkruar tutje Abdixhiku./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.