RCCOLA

Abdixhiku: Opozita nuk është një, jemi të ndryshëm në pikëpamje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se opozita janë parti të ndara, me pikëpamje të ndryshme.

Abdixhiku në emisionin Context, tha se nuk jemi një opozitë, siç cilëson pushteti.

“U përmend termi opozitë. E kundërshtoj si terminologji politike, përveç që është si funksion në parlament. Por si trup I përbashkët nuk është. Është e qartë por është diskurs i natyrshëm në debatin publik në Kosovë, ku opozita portretizohet si një, por nuk jemi një për besë. Kjo është me rëndësi ta dimë. Ne jemi parti të ndara dhe në shumë hapa kemi bindje krejtësisht të ndryshme. Pushtetit i konvenon të thotë se është një”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se LDK është parti e cila integron figura të ndryshme në parti, me përvojë në fusha të ndryshme.

Fundamenti

Abdixhiku foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë.

Ai tha se Qeveria e Kosovës e ka humbur luftën diplomatike në kryeqendrat Evropiane, për të treguar të vërtetën se çfarë ka ndodhur në Banjskë.

“Tri javë kanë kaluar, menjëherë pas ngjarjeve të tilla, kam thënë që djemtë dhe vajzat tona e fituan betejën në teren. Është koha që diplomacia të bëjë betejën në tavolinë. Kam pritur një ofensivë diplomatike të institucioneve të Kosovës në kryeqendrat Evropiane për të treguar të vërtetën që ka ndodhë dhe për të shfrytëzuar këtë moment historik që Serbia shpesh e ka dhënë ndaj Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku kishte deklaruar në Kuvend se policia e Kosovës e ka fituar betejën në teren, duke e bërë një punë profesionale.