Eko Higjiena

Abdixhiku: Nuk u kemi ofruar qytetarëve atë që kërkuan, realizuam diçka tjetër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku tha se nuk kanë pse e fajësojnë dikë tjetër, përveç vetes së tyre për një rënie që pësoi partia në këto zgjedhje.

Abdixhiku thotë se njëra ndër gabimet e LDK’së ka qenë se nuk u ka ofruar qytetarëve atë që e kanë kërkuar, por diçka tjetër.

“Nuk kemi kë të fajësojmë tjetër përveç vetes për një rënie të tillë. Mospërputhja e kerkësëës së njerëzve tanë me përfaqësim politik, pra ofronim dicka tjetër si individë, si grupë dhe realizionim diçka tjetër. Përfaqësimi jonë politikë nuk ka qenë vendimarrës. Nëse votuesi ka kërkuar dicka tjetër dhe ne u kemi ofruar dicka tjetër atëherë këtu kemi një diskrepancë të qëndrimeve”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

Ai thotë se dëshiron ndryshim në LDK, raporton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

“Unë po qëndroj për ndryshim, jo për revulocion. Do të bind secilin që platforma që do të prezentoj është zgjedhja e duhur për LDK’në. Duhet ndryshim. Nuk besoj që ka anëtarë të LDK’së që janë të kënaqur me gjendjen e tanishme. Problemi me gjendjen tonë nuk është në ideologjinë, por në përfaqësimin politik”, shtoi Abdixhiku.

Përveç Abdixhikut, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.