Hidromorava

Abdixhiku: Njerëzit po na largohen, vendi mbetet peng kolektiv i populizmit simbolik

/ 2 minuta lexim
KV

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova po braktiset nga njerëzit, derisa vendi mbetet peng i qeverisjes populiste të Albin Kurtit.

“Teksa po futemi në vitin e katërt të pushtetit populist, me plot 12 miliardë euro të menaxhuara në vetëm katër vjet; për qytetarët në çdo anë po bëhet gjithnjë më e qartë se shenjat e mëdha, ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë”, ka thënë kreu i LDK-së, gjatë një takimi që ka zhvilluar me strukturat dhe përkrahës të LDK-së në Viti.

“Koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetet peng kolektiv i popullizmit simbolik”, ka shkruar kreu i LDK-së.

POSTIMI I PLOTË:

Javë e re, takime mobiliziuese të tjera!
Sonte qëndrova në Viti.Aty takova strukturat udhëheqëse të degës sonë; kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, forumet e këshilltarët lokal. Një strukturë sa vitale aq dhe me plot vullnet! Mes bashkëpartiakëve të Lidhjes, shtrova kërkesën për mobilizim partiak gjithënacional; siç dhe parashtrova planet tona për këtë vit zgjedhor.

GRANDEMALL

Teksa po futemi në vitin e katërt të pushtetit populist, me plot 12 miliardë euro të menaxhuara në vetëm katër vjet; për qytetarët në çdo anë po bëhet gjithnjë më e qartë se shenjat e mëdha, ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë.

Sepse zhvillimi nuk është synim. Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë!

Në vend të kësaj, ne po udhëhiqemi nga politika të vazhdueshme përplot simbolikë. Aso të zhurmshme që marrin vëmendje dy-tre muajshe, por s’japin një ndryshim të vetëm për t’u mbajtur në mend; as në ekonomi, as në infrastrukturë, energjetikë, arsim, shëndetësi, sport apo kulturë. Zero ndryshim!

Koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetet peng kolektiv i popullizmit simbolik.

Rruga e Re është zgjidhja! Le të flasim për zhvillim!LDK do të qëndroj në çdo qytet e fshat, për të shpërndarë mesazhin tonë të qartë. Strukturat tona janë gati! Lidhja është gati!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.