UBT

Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet, Kurti na çon në zgjedhje të reja

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në konferencën e mbajtur, ka thënë se nëse nuk tërhiqet propozimi i ndryshimit për Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kryeministri Albin Kurti do e çojë vendin në zgjedhje.

Abdixhiku ka lënë të nënkuptohet se deputetët e LDK’së nuk do jenë pjesë e seancës për votimin e presidentit në Kuvendin e Kosovës nëse nuk hiqet dorë nga ky propozim, shkruan Gazeta Express.

” Ky ligj duhet të jetë pjesë e sistemore zgjedhore, për të cilën ka nevojë vendi ynë. Me veprimet e sotme kanë propozuar opozitën nga një proces reformimi, i cili duhet të ishte rezultat i bashkëpunimit me ta. Veprimet e sotme janë me qëllime të shantazhimit, të opozitës së vendit, ajo shumicë ka kuptuar se nuk mund të përballen me pandeminë dhe gjendjen ekonomike në vend. Sot Kurti u porpoq të shantazhojë me shkuarjen në zgjedhje”, deklaroi ai.

Mobi Casa

“Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje’, deklaroi tutje ai.

Burime të T7 kanë bërë me dije se seanca e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme do të mbahet nga ora 21:00. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.