UBT

Abdixhiku në Strasburg, takon presidenten e PE-së Roberta Metsola: E ardhmja jonë është Evropa

/ 2 minuta lexim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur vizitën dy ditore në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Abdixhiku, fillimisht ka marrë pjesë në ndezjen e qirinjve dhe dritave të Krishtlindjes, organizuar nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Metsola-n e falënderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan”, tha ai.

Abdixhiku mori pjesë edhe në punimet e grupit të eurodeputetëve të EPP-së, grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian, ku edhe takoi kryetarin e EPP-së, Manfred Weber.

“Weber e njoftova për organizmin tonë të brendshëm partiak dhe Konventën e madhe programore ‘Rruga e Re’. EPP do të mbështesë LDK-në me të gjitha potencialet e saj”.

Uji Dea

Në fund të ditës së parë, nën organizimin e eurodeputetit Lukas Mandl, Abdixhiku ishte pjesëmarrës në debatin e organizuar në tre vjetorin e njohjes reciproke Kosovë-Izrael.

“Në panel, prezantova pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi sigurinë tonë kombëtare, të drejtën e mbrojtjes dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së aleatëve”.

“E ardhmja jonë është Evropa”, shkroi Abdixhiku.

Pjesmarrës në këtë takim ishte edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.