HW

Abdixhiku në Paris: Implementimi i marrëveshjeve të kaluara në pajtim me Kushtetutën s’ka alternativë

/ 2 minuta lexim
HW

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku është ftuar për një vizitë zyrtare në Francë në një kohë mjaftë delikate dhe në një momentum kyç në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, gjë që nuk ishte parë prej vitesh.

Abdixhiku është takuar me zyrtarë francezë në tri institucionet më të larta atje, Pallatin Elysse, Senat dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, me të cilët ka biseduar për procesin e negociatave Kosovë-Serbi, dhjetë ditë para takimit të Ohrit.

Ai ka thënë se dialogu është një proces të cilin Kosova duhet ta trajtojë me prioritet si një mjet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative me njohjen në qendër.

Gjithashtu, Abdixhiku ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve të kaluara në përputhje me Kushtetutën e Kosovës është rrugë pa alternativë.

Uji Dea

“Implementimi i marrëveshjeve paraprake, konform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Kryetari Abdixhiku ka shtruar po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e LDK-së, raporton Express.

Dy partitë opozitare, LDK dhe PDK kanë qenë kritike për Kurtin lidhur me propozimin franko-gjerman. Vetë Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës kishte thënë se në propozimin franko-gjerman s’gjendet asgjë prej atyre që Kurti i kishte premtuar me kornizën e tij për negociatat.

Një qasje kritike e opozitës në këtë fazë të procesit nuk është parë mirë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të cilët edhe s’kanë ngurruar që të bëjnë kritikë për PDK-në dhe LDK-në./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.