RCCOLA

Abdixhiku: Në dy vite e gjysmë, LDK-ja e Kosova u përball me populizmin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij në dy vitet e fundit është përballur me një politikë populiste, teksa rezultatin në zgjedhjet e fundit e quan si më të ulëtin në historinë e kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku ka folur për punën e tij në krye të LDK-së.“Kemi thënë se zgjedhjet në LDK janë festë, janë festë sepse manifestojnë themelin e vetëbesimit tonë ideologjik. Atë të shprehjes e demokracisë, një vlerë e marrë si e mirëqenë për grupimin tonë politik por më besoni më e domosdoshme sidomos në këtë kohë. Ky nivel i masivizimit demokratik, është shenj e një thirrje e anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh. Dy vite më parë kisha marrë përgjegjësinë më të madhe jetësore, atë të prirjes së LDK-së. Dy vite më parë po qëndroja para jush me zotimin e një gjetje të rrugës përpara”, u shpreh Abdixhiku.

Fundamenti

“Dy vite e gjysmë qëndroj me bindje të plotë se kemi arritur rrugën e ringritjes sonë që besonim të gjithë, na gjeti sepse kemi ecur mbarë. Dy vite më parë u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne dhe për vetë Republikën, të dalë nga një rezultat zgjedhor që tregonte si më i ulëti historik, të përballur me populizmin e përmasave të paarritura më parë”, u shpreh Abdixhiku.