GRANDEMALL

Abdixhiku: Ndalja e pagave për mësimdhënësit, shantazh jo demokratik – akt i shëmtuar politik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i LDK-së ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Financave për të mos i ekzekutuar pagat e plota të mësimdhënësve.

Ai ka thënë se arsimtarët pagën e kanë burimin e vetëm të mbijetesës.

“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

I pari i LDK-së ka kërkuar dialog mes Qeverisë dhe sindikatave për këto qështje.

ARKATANA

“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik, është bërë pjesërisht për muajin gusht.

Sipas tij, kjo ndodhë për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

Edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar për këtë qështje, duke thënë se me një veprim të tillë qeverisja Kurti po e hakmerret ndaj mësimdhënësve e shërbyesve civilë, të cilët po kërkojnë një jetë të dinjitetshme./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.